Hiqet blloku, nga sot gjobat online

108

Policia e shtetit nuk do të përdorë më blloqe, pasi nga sot gjobat do të vendosen në mënyrë elektronike. Projekti ka nisur të zbatohet ndërsa janë shpërndarë edhe 250 tabletet e parë elektronike për Policinë Rrugore.

Ky ndryshim që pritet të modernizojë policinë do të kryhet në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe ICITAP-in.

Nga ana tjetër subjektet e gjobitura do të njoftohen në rrugë postare me masat për shkeljet e kodit rrugor. Gjithashtu do të vijojnë patrullimet me dron.