Histori suksesi: Klandestini shqiptar që garon për Bashkinë e Parmës

286

Gentian Alimadhi, 44 vjeç, i lindur në Fier mori rrugën e emigrimit si shumë bashkatdhetarë të tij, për një jetë më të mirë, në vitet ’90. Tashmë, mbas 23 vitesh mërgimi është i njohur si avokat penalist në qytetin e Parmës, ku u diplomua si jurist dhe  jeton me familjen e tij.

Prej 2010-tës eshte shtetas italian, dhe në 2011 u nderua me çmimin prestigjoz Sant’Ilario, vlerësimi më i lartë i bashkisë. Kjo, falë angazhimit të tij në sferën sociale e kulturore e në veçanti veprimtarisë se tij si promovues i palodhur dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në brendësi të shoqatës Scanderbeg, i të cilës është për disa vjet edhe kryetar.

Alimadhi nuk është anëtar i asnjë partie dhe kandidon me një listë qytetare, në fakt, kandidaturen e Alimadhit për kreun e Bashkisë e kanë propozuar e mbështetur me forcë vetë qytetarët dhe emigrantet në Parma me të cilët ai punon si avokat dhe si përfaqësues i tyre. Nga 2005 deri ne 2008 zgjidhet President i Këshillit të Përfaqësuesve për të huajt në komunat e Colornos dhe Torrilës.

Mbështetësit e tij janë padyshim komuniteti shqiptar që në Parma numëron disa mijëra vetë, një pjesë e mirë e tyre tashmë qytetarë italianë, dhe shumë qytetarë të Parmës që njeh dhe me të cilët bashkëpunon, si shoqata Libertà Eguale ndër të parat, miqtë, familjarët, të njohurit, bashkëqytetarët që i njohin punën dhe e respektojnë.

Burimi: Shqiptariiitalise