Histori suksesi/ Shpiket pajisja që nuk i lë shoferët t’i zërë gjumi në timon

52

Kompania Nauto, në Silicon Valley, është duke përdorur vizionin kompjuterik dhe inteligjencën artificiale për të zgjidhur një prej problemeve më të mëdha të shoferëve, dhe një shkak kryesor aksidentesh: mungesa e vëmendjes në timon.

Pajisja e krijuar nga kompania Nauto e paralajmëron shoferin në kohë për situatën e rrezikut. Ajo ka sensorë dhe kamera, e vendoset në pjesën e brendshme të makinës.

Algoritmet përllogarisin të dhënat e marra nga kamera që shikon shoferin dhe kamera që vëzhgon rrugën për të zbuluar sjelljet që përbëjnë rrezikshmëri.

Për shembull, nëse drejtuesin e mjetit e zë gjumi në rrugë apo hutohet duke parë telefonin, pajisja lëshon sinjale alarmi duke i kërkuar të rifokusohet në rrugë.