Historia e Qazimit/ Kivi shqiptar, rritet prodhimi i frutit ekzotik në vendin tonë

34

Skemat e mbështetjes në bujqësi, kanë rritur interesin e fermerëve për kultivimin e kivit, duke e kthyer atë nga një frut ekzotik 100% të importuar, sot të eksportuar edhe nga Shqipëria.

Prodhimi i kivit në Shqipëri vitin e fundit arriti në më shumë se 700 tonë, ndërkohë që zgjerimi i sipërfaqes së kultivimit ka ndryshuar balancën e import-eksportit, ku vite më parë ky frut vetëm sillej nga jashtë.

Qazim Muhameti, në Llakatund të Vlorës, është një nga fermerët që po kultivon me sukses kivin në Shqipëri.

Qazimi prej 16 vitesh është i angazhuar në bujqësi.

Ai merret me kultivimin e kivit, që për të, është një frut produktiv dhe fitimprurës.

Vetë Qazimi tregon se, ka blerë tokën dhe e ka mbjellë me fidanë kivi, të importuara nga Italia dhe Greqia.

Eksperiencat e fermerëve nga emigrimi, që po kultivojnë me sukses kivin në tokën shqiptare, tashmë është evidente edhe në Durrës, Fier, Vau Dejës, Pogradec, Librazhd, e Belsh.

Kivi është një frut ekzotik që ka ardhur në vendin tonë 2 dekadat e fundit. Ndërkohë që në fillimet e viteve ‘70 në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimit Bujqësor në Lushnjë janë bërë tentativat e para për kultivimin e tij.