Historia e suksesit të sipërmarrësit shqiptar në televizionin zvicerian

30

“Në vitin 2020 sipërmarrësit Avni Orllati i ndahet çmimi prestigjioz EY Sipërmarrës i Vitit”,.. me këto fjalë nis emisioni special dhe intervista me sipërmarrësin e njohur shqiptar në Zvicër z. Avni Orllatin, themelues dhe CEO i Grupit ORLLATI në televizionin e njohur zviceran LA TELE Vaud Fribourg.

“Duke filluar nga asgjëja, Avni Orllati ka krijuar një perandori në ndërtim dhe pasuri të paluajtshme. Grupi Orllati tani ka 850 punonjës, 80 vende të hapura dhe 40 projekte të pasurive të patundshme në Zvicrën frankofone.…” janë këto fjalët e TV zviceran në fillim të intervistës me z.Avni Orllatin duke e prezantuar si një sipërmarrës te suksesshëm, më me influencë, por ndoshta edhe me diskret ne Zvicër.

Avni dhe Basri Orllati, emigrantë të rinj kosovarë që mbërritën në Zvicër përmes bashkimit familjar, vendosin të krijojnë biznesin e tyre. Në moshën 21 vjeç, ata krijuan kompaninë A. Orllati. Punëtorë, të besueshëm dhe të disponueshëm, ata shpejt bënë emër në industrinë e ndërtimit.

Firma Orllati ka realizuar qindra projekte, duke ndërtuar edhe OKB-në dhe organizata tjera ndërkombëtare ne Gjenevë