FOTO – Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë drejt përfundimit, 70% e veprës është realizuar me sukses

48

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se përfundimi i projektit për aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë do të sjellë shkurtimin e konsiderueshëm të kohës së qarkullimit të mjeteve në aksin Tiranë-Elbasan-Korçë-Kapshticë, si edhe do të hapë një perspektivë krejt të re për zhvillimin rural të një tjetër hapësire të pazbuluar të natyrës fantastike të Shqipërisë.

Sipas informacionit përpos vështirësive të hasura nga formacionet gjeologjike pa stabilitet (në mungesë totale të projekteve nga ata që e nisën kuturu këtë vepër si një aventurë elektorale me daulle) terrenit tejet të vështirë dhe gropës financiare të trashëguar, tashmë 70% e veprës është realizuar me sukses.