Historike! Kosovë-Serbi marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, ja 16 pikat e saj

24

E sotmja ka qenë një ditë historike për Kosovën dhe Serbinë. Dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë, në praninë e presidentit Donald Trump.

Bëhet fjalë për marrëveshje që shkojnë në investime deri në 13 miliardë dollarë për Kosovën dhe Serbinë.

Sikurse është theksuar vazhdimisht, thelbi i kësaj marrëveshje me 16 pika ishte normalizimi i marrëdhënieve ekonomike, ndërsa pika  e  parë e marrëveshjes ka të bëjë me ndërtimin e një autostrade Beograd-Prishtinë, projekt i diskutuar edhe më herët.

“Përveç kësaj, të dyja palët do të angazhohen për një studim të përbashkët fizibiliteti mbi opsionet për lidhjen e infrastrukturës Beograd-Prishtinë me një port të thellë në detin Adriatik. Të dyja palët do të bashkohen në një mini-shengen ballkanik, ndërsa do të njohin reciprokisht diplomatët dhe certifikatat profesionale”, thuhet në marrëveshje.

E në paragrafin e fundit të marrëveshjes, Kosova dhe Izraeli njohin njëra-tjetrën edhe zyrtarisht.

Disa nga pikat e marrëveshjes:

Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.

Të dy palët do të implementojnë autostradën Beograd-Prishtinë e nënshkruar me 4 shkurt 2020.

Për më tepër, të dy palët do të angazhohen të gjejnë zgjidhje të përbashkët për  opsionet për lidhjen e infrastrukturës hekurudhore Beograd-Prishtinë, me një port të detit të thellë në Adriatik.

Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Belgrade) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SH.B.A’së dhe EXIM në memorandumet e mirëkuptimit për të operacionalizuar sa vijon:

Autostrade e Paqes

Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Prishtinës dhe Merdares

Lidhja e hekurudhës do të bëhet përmes Nishit dhe Prishtinës

Të sigurohet financimi për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM)

Për më tepër, projektet bilaterale

Një prezencë ndërkombëtare e Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit Ndërkombëtar me orar të plotë në Beograd, Serbi.

Të dy palët do të hapin dhe funksionalizojnë Facilitetin e Pikës së Përbashkët të pikës kufitare në Merdare.

Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë të SH.B.A’së dhe subjekteve të tjera të Qeverisë së SH.B.A.-së, për të gjetur zgjidhje dhe fizibilitet për qëllimin e ndarjes së Liqenit Gazivode / Ujmani, si një furnizim i besueshëm i ujit dhe energjisë.

Kosova dhe Izraeli njohin njëra-tjetrën edhe zyrtarisht.