Tri regjisoret kosovare, Blerta Zeqiri, Lendita Zeqiri dhe More Raça, kanë hyrë në garë për tu nominuar për ndarjen e çmimeve Oscar, në edicionin e 91-të që do të mbahet në vitin 2019.
Regjisoret theksojnë se ndjehen me fat që në Kosovë nuk ka kuotë sa i përket barazisë gjinore në kinematografi dhe se gratë gëzojnë përkrahje në industrinë e filmit