Holanda dhuron 3 milionë euro për Shqipërinë

17

Holanda do t’i dhurojë 3 milionë euro Shqipërisë për rindërtimin pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit.

Lajmin e ka dhënë ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Stef Blok nëpërmjet një videomesazhi për qytetarët shqiptarë.

“Holanda është maksimalisht e angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në përpjekjet e saj për rindërtimin. Në solidaritet me popullin shqiptar Holanda do të dhurojë 3 milionë euro për rindërtimin”, ka theksuar ai.

Bashkimi Europian do të organizojë Konferencën e Donatorëve Ndërkombëtarë më 17 shkurt në Bruksel për mbështetjen e programit të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor 2019.