I riu nga Spanja, pjesë e Orkestrës Simfonike të TKOB

6

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit, tashmë do të  ketë edhe instrumentistë të huaj. Drejtoresha e institucionit, Abigeila Voshtina, solli rastin e një të riu spanjoll, 24-vjeçari, Salvador Garcia i cili do t’i bashkohet Orkestrës Simfonike të TKOB-së, në pozicionin “Spalë Sektori”, për instrumentin korno, pranë Drejtorisë së Operës dhe Filarmonisë. Artisti nga spanja iu përgjigj thirrjes ndërkombëtare të hapur për këtë pozicion.

Salvador Garcia i filloi mësimet për muzikë që në moshën 9-vjeçare, duke vijuar më pas me studimet universitare në Konservatorin e Lartë të Muzikës, në Murcia, dhe në Konservatorin Trinity Laban, në Londër.

U diplomua më pas në akademi, me kornistin Raúl Díaz, i cili mban dhe pozicionin si Korno e Parë e Filharmonisë së Londrës.

Përgjatë këtij rrugëtimi, Garcia ka performuar në orkestra të ndryshme për të rinj si: Orkestra e të rinjve të Almeriasë dhe Orkestra e të Rinjve të Rajonit Murcia, Orkestra Simfonike e Rajonit Murcia dhe Orkestra Evropiane e Regjistrimit.

/ata.gov.al