Instalohet sistemi i ndriçimit tek Liqeni Farkës

349

Liqeni i Farkës tashmë nuk është vetëm një destinacion për fundjavën, por edhe një ide e shkëlqyer për të kaluar mbrëmjet. Së fundmi, Bashkia e Tiranës ka vendosur të gjithë sistemin e ndriçimit përgjatë gjithë shëtitores së liqenit.

Duke parë potencialin e madh që ofron ky territor, Bashkia e Tiranës ka filluar ta shfrytëzojë si zonë rekreative për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme outdoor, duke u përqendruar mbi të gjitha tek sportet ujore, e duke e kthyer atë në një pikë referimi për frekuentuesit e të gjitha grupmoshave të cilët duan të kalojnë disa orë të qeta në ajër të pastër e larg zhurmës së qytetit.

Liqeni i Farkës është një nga hapësirat më të frekuentuara të qytetit e një oaz qetësie.

Burimi: Shqip.com