Lezhë, përfitojnë 3 mijë banorë nga rikonstruksioni i rrugës së Barbullojës

150

Nga rikonstruksioni i rrugës së Barbullojës në Lezhë kanë përfituar rreth 3 mijë banorë të Njësisë Administrative Shënkoll.

Konkretisht, me një fond prej 29 milionë lekësh nga të ardhurat vendore u bë i mundur rikonstruksioni i aksit që lidh fshatin Rrilë me fshatin Barbullojë Qendër.

Sistemimi i infrastrukturës rrugore, sidomos në zonat rurale, ka një rëndësi të veçantë, si për përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët, edhe për aksesin e shpejtë drejt tregjeve të produkteve bujqësore.