INSTAT: 73.8 % e eksporteve drejt vendeve të BE-së, Italia partnerja kryesore

2

Shkëmbimet tregtare, për 4-mujorin e parë 2023, me vendet e BE-së zënë 59.3 % të gjithë tregtisë.

Referuar të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në raportin e Tregtisë së Jashtme, në periudhën janar-maj, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 73.8% të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 51.5 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me të cilën kryhet 30.4 % e vëllimit të tregtisë, Turqia 7 %, Kina 7.3 % dhe Greqia 6.8 %.

Sipas këtij raporti, gjatë këtij 5-mujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur ulje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 10.9 % të vëllimit, Gjermania me 29.2 % të vëllimit dhe Kina me 45.9 % të vëllimi. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur rritjen më të madhe, janë Greqia me 40.3 %, Kosova me 7.2 % dhe Maqedonia e Veriut me 22.4 %.

Referuar INSTAT, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur uljen më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia me 3.2 %, Turqia me 20.4 % dhe Greqia me 13.6 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur rritjen më të madhe janë Kina me 37.3 %, Gjermania me 8.1 % dhe SHBA me 49 %.

Eksportet e mallrave arritën vlerën 196 miliardë lekë gjatë periudhës janar-maj, ndërsa importet arritën vlerën 364 miliardë lekë. Deficiti tregtar për periudhën janar-maj arriti vlerën 167 miliardë lekë, duke u rritur me 6.1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

/ata.gov.al