INSTAT: 81 % të vëllimit të eksporteve kryhet nga ndërmarrjet që operojnë në industri

6

Për vitin 2022 në ndërmarrjet eksportuese mbizotërojnë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e industrisë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, në vitin 2022, pesha e eksporteve të kryera nga ndërmarrjet që operojnë në industri është 81 %, duke u rritur me 27.9 %, krahasuar me vitin 2021.

Ndërmarrjet e mëdha zënë 40 % të vlerës së eksporteve të këtyre ndërmarrjeve, duke u rritur me 21.4 %, krahasuar me vitin 2021.

Ndërsa vlerën më të madhe të importeve e kanë ndërmarrjet që operojnë në sektorin e tregtisë. Në vitin 2022, pesha e këtyre ndërmarrjeve është 56 %, duke u rritur me 19 % krahasuar me 2021.

Në 2022, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme zënë 90 % të vlerës së importeve të ndërmarrjeve që operojnë në sektorin e tregtisë, duke u rritur me 19.0 %, krahasuar me vitin 2021.

Në total, në vitin 2022 eksportet e mallrave janë 487 miliardë lekë, duke u rritur 32 % krahasuar me vitin 2021. Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 950 miliardë lekë, duke u rritur 18.7 % krahasuar me vitin 2021.

/ata.gov.al