INSTAT: Ekonomia rritje me afro 4%, kontribut turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi

4

Ekonomia shqiptare shënoi rritje të fortë me rreth 4% përgjatë vitit 2024.

INSTAT publikoi sot raportin mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB), ku njoftoi se sektorët kryesorë që udhëhoqën rritjen ekonomike në vend ishin turizmi, ndërtimi, rritja e pagave dhe punësimi.

“Me rritje pozitive u vlerësuan: Grupi Aktiviteti Pasurive të Paluajtshme me 7,80%“Aktiviteti i Ndërtimit” me 6,95%“Informacioni dhe Komunikacioni” me 6,33%, Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” me 4,33%Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” me 1.83%, “Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit” me 0,02%.
Ndërsa, me rënie u vlerësuan: grupi i Aktivitetit Financiar dhe i Sigurimit me 9,46%, grupi “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me 4,64%, grupi “Bujqësi, Pyjeve dhe Peshkim” me 0,50% dhe aktiviteti “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me 0,06%, “Taksat Neto” mbi produktet patën një rënie me 1,03%”, njoftoi INSTAT.
Ndërkohë gjatë vitit 2024, eksportet e mallrave dhe shërbimeve ulën me 1,73% dhe importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 3,12%.
INSTAT bën të ditur se Produkti i Brendshëm Bruto (PBB), në terma realë, në tremujorin e katërt të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63% dhe PBB-së për vitin 2024, shënoi një rritje prej 3,96%, krahasuar me vitin 2023.
Referenca: ata.gov.al