INSTAT: Eksportet shqiptare, rritje me 11.2 %

0

Eksportet shqiptare arritën përgjatë dymujorit të këtij viti 80 miliardë lekë, duke u rritur me 11.2 %.

Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme, grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 5.3 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 2.4 pikë përqindje, “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.1 pikë përqindje.

Ndërkohë, importet e mallrave arritën vlerën 128 miliardë lekë, duke u rritur me 3.2 %, krahasuar me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 4.9 pikë përqindje, “produkte kimike dhe plastike” me 1.4 pikë përqindje dhe “tekstile dhe këpucë” me 0.4 pikë përqindje.

Grupet që kanë pasur ulje vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 2.2 pikë përqindje, “materiale ndërtimi dhe metale” me 1.5 pikë.

Defiçiti tregtar arriti vlerën 47 miliardë lekë, duke u ulur me 8,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2022.

/ata.gov.al