INSTAT: Inflacioni zbriti 2.6% në shkurt

15

Rritja e çmimeve të shportës vijoi ngadalësimin edhe gjatë muajit shkurt.

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se për muajin shkurt inflacioni zbriti në 2.6%.

Ky është niveli më i ulët, që nga tetori 2021, kur nisi rritja e çmimeve si rrjedhojë e problemeve në furnizim që krijoi pandemia dhe më pas nga çrregullimet e tregjeve si rrjedhojë e sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, ku vlera maksimale arrit në mbi 8% gjatë vitit 2022.

Ulja e inflacionit ka tejkaluar edhe objektivat e Bankës së Shqipërisë e cila synon mbajtjen e inflaciont në nivelin 3%.

Rritja vjetore e çmimeve në muajin shkurt është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike”, grupi “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” si dhe “argëtim dhe kulturë”.

Krahasuar me muajin shkurt 2023, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “argëtim dhe kulturë” me 4.9 %, pasuar nga grupet “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 4,7 %, ndërsa grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” ka pësuar rritje me 2.7 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me 4.7 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate” me 4.6 %, “mish” dhe “peshk” janë rritur me 4.2 % secili.

/ata.gov.al