Produket ‘Made in Albania’, tjetër rekord eksportesh drejt Zvicrës, Austrisë dhe Italisë

17

Eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare, vijojnë të ruajnë trendin e rritjes pozitive, ndonëse brenda grupit dominojnë lloje të ndryshme produktesh  në varësi të sezonit të prodhimit që kanë apo edhe të mënyrës së kultivimit në fushë apo serra.

Gjatë javës së fundit të muajit gusht (21-28 gusht) nga qendrat e grumbullimit bujqësor të Lushnjës dhe Fierit, janë nisur për eksport 36 kamionë trajlerë. Ndër produktet, kryeson trangulli turshi me rreth 117 tonë eksporte, speci me 85 tonë dhe domatja me 60 tonë.

Në krahasim me vitin e kaluar shënohet rritje e eksporteve bujqësore nga qendrat e tregtimit Lushnjë-Fier, ku bie në sy eksportet në sasi më të madhe se herët e tjera të trangullit për turshi në Zvicër, Austri e së fundi në Itali, sipas një kontrate të lidhur sivjet në rrethin e Fierit.