Rruga e Dukagjinit, projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

28

Ky është një projekt i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë, që do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve, jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që vijnë të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të atyre viseve.

Ndërtimi i rrugës së Dukagjinit, në segmentin Prekal-Kir, 17 km i gjatë, do të lehtësojë qarkullimin e mjeteve jo vetëm për banorët e zonës, por edhe për turistët e shumtë që do të zbulojnë Dukagjinin, dhe bukuritë e tjera të veriut të Shqipërisë.

Projekti i hartuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit që financohet nga qeveria me fondin prej 200 805 067 lekë, ka si objekt mbrojtjen nga rrëshqitjet dhe ndërtimin e veprave të artit përgjatë këtij segmenti me gjatësi 17 km.

Projekti konsiston në sistemimin, profilizimin e rrugës si dhe vendosjen e tombinove dhe mureve mbajtës nga fshati Prekal, deri në hyrje të fshatit Lotaj, si dhe në restaurimin e veprave ekzistuese të artit dhe shtimin e tyre aty ku janë të domosdoshme.

Rruga do të ketë një gjerësi të përgjithshme prej 5 metrash, duke ruajtur aksin e rrugës ekzistuese.

/ata.gov.al