INSTAT nxjerr shifrat/ Numri i vizitorëve në hotele u rrit me 50,7%

27

Gjatë muajit janar të këtij viti, numri i vizitorëve dhe turistëve në vendin tonë, në strukturat akomoduese u rrit me 50,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

INSTAT publikoi sot të dhënat mbi strukturat akomoduese, që tregojnë se për periudhën në fjalë, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 60,3 % ndërsa ai i jo-rezidentëve me 35,2 %.

Në trend rritës paraqitet edhe ecuria e net-qëndrimeve që sipas INSTAT është dyfishuar në janar 2022, kundrejt janar 2021. “Numri i netëqëndrimeve nga rezidenti është rritur me 87,6 % kurse ai nga jo-rezident është rritur me 2,2 herë”, bën të ditur INSTAT.

Në zonat bregdetare ky tregues është rritur me 2,2 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Akomodime për pushime dhe të tjera akomodime afatshkurtra” ka shënuar rritjen më të lartë prej 84,8 %.