SHIFRAT/ Rritje rekord e eksporteve shqiptare drejt botës

20

Eksportet e mallrave në muajin shkurt u rritën me 50.5 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një vitit më parë.

Sipas INSTAT, në Shkurt 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 37 miliardë lekë, duke u rritur me 50.5 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 69 miliardë lekë, duke u rritur me 31.5 %, në krahasim me një vit më parë.

Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë “minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me 22.3 %, “materiale ndërtimi dhe metale” me 10.6 %, dhe “tekstile dhe këpucë” me 6.3 %.