INSTAT nxjerr shifrat zyrtare: Sa u rrit numri i vizitorëve të huaj në maj

19

Numri i vizitorëve u rrit me 66.1 % në muajin maj, krahasuar me majin e 2021-shit. Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot treguesit mbi strukturat akomoduese.

Sipas raportit të INSTAT-it, numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 41.6 %, ndërsa numri i vizitorëve jo-rezidentë është rritur me 88.6 %. Referuar të dhënave, numri i netëqëndrimeve është rritur me 87 %, në krahasim me majin e 2021-shit.

Numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin e jugut ka shënuar rritje me 45,4 %. Normat neto të shfrytëzimit të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 16 %, kundrejt 9.6 % që ishte në muajin maj 2021. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 15.3 %, kundrejt 8.6 % që ishte në muajin maj 2021.