Pagat në sektorin e hotelerisë shënuan rritje me 14% në tremujorin e tretë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT-i, shitjet neto në volum shënuan rritje 8,8%, ndërsa numri i të punësuarve shënoi rritje 7,4%.
Në aktivitetin e bar-restoranteve, në tremujorin e tretë 2024, shitjet neto në volum shënuan rritje 6,4%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023, numri i të punësuarve shënoi rritje 1,7%, ndërsa fondi i pagave shënoi rritje 4,8%, krahasuar me tremujorin e tretë 2023.
Brenda një dekade Shqipëria e ka trefishuar numrin e turistëve të huaj që vizitojnë vendin në të katër anët e saj.
Nga 3,4 milionë vizitorë të huaj në 2013-ën, Shqipëria u vizitua nga 10,1 milionë vizitorë të huaj në vitin 2023, ndërsa gjatë 9-mujorit të këtij viti numri i të huajve që vizituan vendin arriti 9,7 milionë.
Referenca: ata.gov.al