Prodhimi vjetor i rrushit u rrit në mbi 211 mijë tonë

3

Prodhimi vendas i rrushit po dominon gjithnjë e më tepër, jo vetëm në furnizimin e tregut vendas por edhe në eksporte drejt vendeve të Rajonit dhe BE-së, si me rrush tavoline, ashtu edhe me atë për përpunim.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se, në vitin 2022, prodhimi i rrushit në vend u rrit në  211.178 tonë, krahasuar me dy vite më parë që ishte 180 mijë ton rrush.

Në mbi 13 mijë ha të mbjella me rrush, rrushi i vreshtave përfaqëson 60,78% të sipërfaqes dhe rrushi i pjergullave 39,22%.

Ndërkohë që vitet e fundit ka filluar edhe kultivimi i rrushit të tavolinës në serra që siguron hershmëri të prodhimit dhe rendiment të larta.

/ata.gov.al