“Internet pa WiFi”/ Njihuni me Xhulian nga Durrësi që ka rrëmbyer vëmendjen e Bill Gates, u rendit e dyta në konkursin botëror

176

Prej kohësh Shqipëria po bën përpjekjet për investime gjithnjë e më shumë në inovacion, teknologji dhe infrastrukturë digjitale për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët.

Xhulia, 20 vjeçarja durrsake që ka rrëmbyer vëmendjen e liderëve të zhvillimit teknologjik botëror si Bill Gates e të tjerë, me pasionin për teknologjinë është shembull frymëzues i ndryshimit që di të sjellë gjenerata e shqiptarëve të rinj, kreativë e inovativë.

Vetë Xhulia tregon si u rendit e dyta në konkursin botëror të projekteve teknologjike, ku ka impresionuar jurinë me projektin e saj për komunikimin dhe shkëmbimin e materialeve pa internet apo Wifi.

“Modeli më i mirë i suksesit që unë kam është Steve Jobs dhe do doja shumë të arrija në hapat e tij. Ky pasion ka lindur herët që në vitin 2008, pasi qasja ime me internetin ka qënë shumë e hershme në internet-kafenë e babait tim. Aty mësova si të programoja dhe aty kam marrë frymëzimin e parë”, rrëfen Xhulia.