Prodhuesit shqiptarë të verës po tregojnë interes të veçantë për t’u bërë pjesë e “Interwine”, që është ekspozita më e madhe dhe më e vjetër profesionale e verës në Kinë, e cila organizohet dy herë në vit, sesioni i pranverës dhe vjeshtës.
Sesioni i 22-të i Interwine Kina do të organizohet 3 deri më 5 qershor 2019, në kompleksin Pazhou të importit dhe eksportit të Kinës.
Ekspozita prej tre ditësh, me një sipërfaqe ekspozimi prej 50.000 m2, tërheq ekspozues nga 52 vende dhe më shumë se 50.000 vizitorë profesionistë dhe grupe blerësish.
Interwine është më shumë se një ekspozitë 3-ditore, është një platformë për veraritë, importuesit, shpërndarësit, shoqatat tregtare dhe degustatorët nga e gjithë bota për të ngritur rrjetëzimin e tyre në Kinë, pjesë e së cilës ka interes të jetë edhe biznesi shqiptarë.