BSH: Çmimi i lëndëve të para ndikoi në rënien e inflacionit

1

Banka e Shqipërisë vëren se ulja e çmimeve të lëndëve të para ndikoi në rënin e inflacionit që shënoi nivelin 2.3% në muajin mars të këtij viti.

Zv/drejtoresha e Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, në një intervistë për media tha se “trendi rënës i inflacionit është në linjë me pritjet e Bankës së Shqipërisë”.

Sipa saj, reduktimi i inflacionit në fillim të këtij viti u shkaktua nga ulja e çmimeve të lëndëve të para.

“Kemi një trend rënës të inflacioni, kuptohet që rënia është më e madhe te produktet dhe më e pakët të shërbimi. Ndikohen nga: Rënia e çmimit të shërbimeve bazë në vend të huaj; Mbiçmimi i kursit të këmbimit dhe veprimi i politikës monetare”, tha ajo.

Zv/drejtoresha, gjatë intervistës u shpreh se kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë si faktor i rëndësishëm për nxitjen e ekonomisë.

“Rritja e normave të interesit të tregut ishte e ngadaltë, por edhe kushtet e financimit mbeten mbështetëse për rritjen e kredisë. Por shohim që normat e interesit janë rritur si për kreditë e reja, ashtu edhe për kreditë ekzistuese”, tha Zv/drejtoresha.

Ajo vuri në dukje gjithashtu se, edhe mbiçmimi i lekut ka sjellë norma më të ulëta inflacioni.

Në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë theksohet se monedha vendase u forcua me ritme të shpejta gjatë vitit 2023, e cila kulmoi fillimisht në muajin korrik, ku kursi euro/lek zbriti në mesatarisht në 103 lekë.

/ata.gov.al