Investime 2.5 mln dollarë, 75% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria

19
Eksportet shqiptare të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike po kryesojnë në tregjet europiane dhe të SHBA-së.
Sipas statistikave zyrtare 75% e sherebelës që importohet në SHBA vjen nga Shqipëria.
Agrobizneset në Shqipëri krahas mbështet financiare nga Skema Kombëtare por dhe nga programi IPARD dhe projekti SmartCapital – i mbështetur nga USAID po zgjerojnë aktivitetin në këtë fushë dhe tregjet e shitjes.
Bashkëpunimi me partnerë të huaj po ndihmon agrobizneset vendase të rritin prodhimin e tyre dhe cilësinë e produkteve të tyre.
USAID bën të ditur se, falë SmartCapital, një prej këtyre agrobizneseve, Herba Fructus Natural, është sot një nga eksportuesit më të mëdhenj të bimëve medicinale në SHBA, me 2 milion dollarë të ardhura çdo vit.
Duke ndihmuar me paketën e plotë të aplikimit për financimin e IPARD për pranimin në BE, si dhe lehtësimin e një kredie prej 1.3 milion dollarë nga banka, USAID ndihmoi Herba Fructus Natural për të bërë një investim prej 2.5 milion dollarësh për ndërtimin e një depoje moderne të ruajtjes.
Herba Fructus Natural është vetëm një shembull se si USAID po ndihmon agrobizneset shqiptare për të arritur qëllimet e tyre.