Investimi 1 miliard lekë/ Nis punë në Fier kompania botërore e prodhimit të pjesëve për makina, 600 të punësuar

620

Është inauguruar në Fier fabrika më e re e prodhimit të pjesëve automotive të kompanisë “Yura Corporation Albania”.

Bëhet fjalë për një investim 1 miliardë lekësh dhe negociata të cilat zgjatën për më shumë se një vit midis kompanisë koreane dhe qeverisë shqiptare.

Aktualisht kompania ka 600 të punësuar dhe do të arrijë të punësojë 2000 punonjës deri në 2023.

Yura Corporation është prodhues i pajisjeve kabllore dhe produkteve të tjera të ngjashme për makinat. Prej të paktën gjysmë shekulli, fokusi i aktivitetit është ky, por edhe mbështetja teknologjike dhe ekspertiza në makinat e gjelbra dhe të ardhmen e tyre.

Yura Coorporation do të jetë ambasadorja për rritjen e investimeve të huaja në Shqipëri. Në vitin 2011 arritëm nivelin më të lartë të investimeve direkte dhe vetëm në këtë vit kemi kapur shifrën e 232 milionë eurove.