Investimi/ Si ka ndryshuar qendra e Fierit dhe lumi Gjanica (FOTOT)

89

Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se është drejt përfundimit rikualifikimi urban i qendrës së Fierit dhe rehabilitimi i Lumit Gjanica, një ndër projektet më të mëdha të ndërmarra në këtë qytet vitet e fundit.

Projekti, që financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka për qëllim të shndërrojë qendrën e qytetit dhe lumin Gjanica në zemrën e këtij qyteti. Sheshi qendror i qytetit është pika e takimit të pesë rrugëve të qytetit. Pas investimit të kryer për rehabilitimin e këtyre rrugëve rikonceptimi i sheshit dhe i lumit Gjanica përmbyllin objektivin për të ndryshuar rrënjësisht qendrën e qytetit jugor.

Janë 60,000 metra katrorë hapësira që i janë nënshtruar rehabilitimit dhe që po transformohen në hapësira urbane dhe rekreative. Në kuadër të të njëjtit projekt punohet edhe për rinovimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit, ndërtimi i korsive të biçikletave etj.