Transformim brenda 12 muajve i Shëtitores dhe Unazës së Tushemishtit

13

Në Pogradec po ecën me ritme të larta puna për zbatimin e dy projekteve të rëndësishme në infrastrutkurë.

Kjo ndërhyrje brenda harkut kohor të 12 muajve transformon me standardin e duhur të gjithë infrastrukturën e kësaj zone.

Të dyja këto projekte që kapin vlerën 10 milionë dollarë, janë të financuara nga qeveria shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Pogradeci është një atraksion i përhershëm turistik, ku me hijeshinë e liqenit, natyrën, kulturën, historinë, kulinarinë, tërheq turistë të shumtë vendas e të huaj në çdo stinë të vitit.

/ata.gov.al