Investimi strategjik, ngrihet qendra më e madhe të grumbullimit të fruta-perimeve, 7000 vende të reja pune

170

Shqipëria synon të jetë lider në rajon në eksportin e prodhimeve bujqësore dhe kësaj i shërben edhe ndërtimi i qendrës më të madhe të grumbullimit, ruajtjes, distribuimit dhe eksportit të fruta-perimeve, që do të bëhet zhvilluesi kryesor i tregtisë bujqësore në Shqipëri.

Investimi në 3 hektarë tokë pritet të hapë 300 vende pune direkte dhe të ndikojë në mënyrë indirekte në 6000 deri ne 7000 vende të reja pune në të gjithë Shqipërinë nëpërmjet kontraktimit të fermerëve.