IPARD, do të financohen edhe 4 masa të reja në mbështetje të bujqësisë

80

Programi IPARD, do të financojë edhe 4 masa të reja në mbështetje të bujqësisë shqiptare.

Agjencia e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural (AZHBR) po finalizon paketën e akreditimit edhe për 4 masa të tjera mbështetëse në sektorin e bujqësisë përmes programit IPARD, që aktualisht ka nisur zbatimin e 3 masave, duke e çuar në 7 numrin total të masave, që adresojnë financim për sektorin rural në vendin tonë.

Masa 9 ka të bëjë me Asistencën Teknike, Masa 4 ka të bëjë me agromjedisin, klimën dhe bujqësinë organike, Masa 5 ka të bëjë me qasjen LEADER dhe Masa 10 me financim rural.