iPhone analizon edhe shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale

17
epa07451093 A handout photo made available by Apple showing the new Apple AirPods as part of an online-only introduction in Cupertino, California, USA, Issued 20 March 2019. The new AirPods are powered by the new H1 chip, feature 50 percent more talk time, hands-free 'Hey Siri' and the option of a wireless charging case, according to Apple. EPA/APPLE HANDOUT HANDOUT EDITORIAL USE ONLY/NO SALES

Në të ardhmen ndihmësi i zërit Siri, jo vetëm që do të dëgjojë kërkesat e përdoruesve, por edhe emocionet e tyre.

Kamera e përparme e iPhone në të vërtetë do të analizojë shprehjet e fytyrës dhe gjendjen emocionale të përdoruesit ndërsa ai formulon një pyetje ose i jep një urdhër Sirit, në mënyrë që të zvogëlojë rastet e keqkuptimit dhe keqinterpretimit.

Sistemi funksionon duke analizuar fytyrën, si për shembull lëvizjen e muskujve të caktuar të fytyrës, për t’i dhënë përdoruesit një gjendje të caktuar emocionale.

Analiza, e kombinuar me komandën zanore, mund të ndihmojë aplikacionin Siri të përgjigjet në rast të kërkesave që kanë më shumë se një interpretim. Mund të jetë gjithashtu e dobishme për të përcaktuar nëse një përgjigje e Sirit ka kënaqur ose jo përdoruesin