Irish Times: Mirësevini në qytetin tim… Tiranë!

88

Elizabeth Gowing ka më shumë se pesë vite që jeton në kryeqytetin Tiranë. Ajo erdhi këtu për shkak të punës së burrit të saj, e tashmë drejton një qendër mjedisore dhe mbështet vullnetarët në programet e leximit për komunitetin rom. Pasi mësoi gjuhën, Elizabeth punon gjithashtu si përkthyese.

Historinë e saj në Tiranë, që e quan Tirana ime…e ka publikuar në Irish Times.

Ku është vendi i parë që i dërgoj turistët që sapo shkelin në Tiranë? Një nga pjesët e historisë së Shqipërisë janë bunkerët, mbi 70 mijë të përhapura. Ata janë ngritur gjatë peridhës së komunizmit për tu mbrojtur nga armiku, por mund të them se ishte një veprim paranojak i diktatorit Hoxha. Meqë bunkerët janë ndërtuar për ti mbijetuar çdo sulmi, janë shumë të vëshitra për tu shkatërruar. Trashëgimia psikologjike dhe politike e këtij regjimi është ende e dukshme në Shqipëri, kështu që kur turistët vijnë këtu, nëse nuk i kanë vënë re bunkerët në kodrat përreth udhëtimit të tyre në qytet, i dërgoj në ‘Këndin e Diktaturës”, aty ndodhet një buker që ka histori brenda. Është mirë që turistët të kuptojnë se sa shumë është zhvilluar Shqipëria duke nisur nga vitet 1991.

Një restorant për të ngrënë një vakt të shijshëm dhe me produkte bio.

Është Mullixhiu, që ndodhet pranë parkut të Liqenit të Tiranës, është një restorant shumë interesant, elegant, me ushqime të shijshme, aty gjen shumë gjëra tradicionale. Ushqimet janë shumë të mira. Aty mund të shijosh kungull me hurma, sallatë me domate të freskëta dhe gjithçka tjetër. Është një vend ku ndërthuret identiteti i shqiptarëve në kulinari, me atë të Mesdheut dhe Perandorisë Osmane.

Kafe Museum është vendi që preferoj shumë, të pi një kafe e ndërkohë që personeli të jep informacione për objektet që ndodhen aty. Ka mobilje tradicionale të gdhendura, gje modele radioje dhe televizorë të prodhuar gjatë regjimit komunist. Është një vend i mrekullueshëm për të shijuar edhe një raki të mirë vendi.

Në Shqipëri ekziston një bashkëjetesë fetare për tu pasur zili.

Po pas një vizite në Tiranë? 40 minuta larg qytetit të Tiranës ndodhet qyteti i Krujës, një qytet historik, ku ndodhet dhe tregu më i madh i gjërave antike dhe punimeve artizanale. Por nëse nuk do të lëvizësh, mund të shkosh tek Pazari i ri në Tiranë, që nuk ka shumë kohë që ka përfunduar dhe të gjithë mblidhen, shijojnë ushqime, pijnë kafe, bëjnë edhe Pazar.