Përfundojnë punimet, autostrada Tiranë-Durrës nuk do të përmbytet më

91

Përfundon ndërhyrja me guardrela në autostradën Tiranë-Durrës për shmangien e përmbytjeve në këtë segment.

Nga kilometri 7.3 deri në 8.6, janë zëvendësuar të gjitha ndarëset prej betoni me ndarëse metalikë, për faktin se trafikndarëset prej betoni nuk lejojnë kullimin e ujërave në rastet e reshjeve të dendura.

Kjo ndërhyrje vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të punimeve afër kthesës së Rinasit, të cilat u kryen për të njëjtën arsye, shmangien e përmbytjeve.