Ish-ATSH, përfundon rikualifikimi urban i këtij blloku banimi

333

Një tjetër bllok i rikualifikuar banimi në rrugën “Fadil Rada”, Njësia Administrative Nr. 2, i shtohet Tiranës. Tetë mijë banorë pranë zonës që njihet si ish ATSH-ja, tashmë kanë ambiente çlodhëse, lulishte, një kënd lojërash për fëmijë dhe transformim të plotë të infrastrukturës rrugore e nëntokësore. Ky bllok banimi është pjesë e projektit të Bashkisë së Tiranës për transformimin e rreth 50 lagjeve të qytetit.

Pas dy muajsh punë, në këtë zonë u mundësua lirimi i hapësirave publike të uzurpuara në mënyrë të paligjshme, u kryen ndërhyrje në infrastrukturën e nëndheshme, përfshi kanalizimet dhe vendosjen e rrjetit të internetit e telefonisë. Gjithashtu, u bë sistemimi i rrjetit të ujërave të shiut, si dhe u ndërtuan dhe u riparuan rrugët dhe trotuaret. Në zbatim të projektit të rikualifikimit urban u mundësua edhe krijimi i hapësirave publike, shtimi i gjelbërimit në zonë, si dhe krijimi i dy lulishteve.

6-121 5-128 4-126 3-131 2-125