Itali/ Universiteti i Salentos përfshin dhe Shqipërinë në programin Erasmus

18

Universiteti i Salentos në Leçe të Italisë ka përfshirë edhe Shqipërinë në programin Erasmus me qëllim shkëmbimet ndërkulturore për dy vitet e ardhshme me Universitetin e Vlorës.

Krahas Shqipërisë, përfshihet edhe universiteti i Kazakistanit “Al-Farabi” dhe “Jinan” në Guangzhou të Kinës.

Bëhet fjalë për rreth 30 shkëmbime që do të jenë mes mësuesve, stafit tekniko-administrative dhe studentët e katër universiteteve falë një granti të marrë nga programi i Bashkimit Europian, Erasmsu + KA107.

Nga Universiteti i Salentos do të përfshihet stafi i departamenteve të Inovacionit, Shkencave Biologjike, Mjedisit dhe Teknologjive dhe shkencave humane.