Përmes një publikimi në faqen e vet zyrtare, IKMT, ka bërë të ditur se çfarë mund të ndërtohet pa pasur nevojë për leje.
Pa përjashtuar detyrimin e respektimit të dispozitave të parashikuara nga kuadri ligjor në fuqi për veprimtaritë ndërtimore, përfshirë, në mënyrë të veçantë, sa i përket qëndrueshmërisë antisizmike, mbrojtjes kundër zjarrit, ruajtjes së sigurisë dhe higjienës shëndetësore, ndërhyrjete mëposhtme kryhen pa pajisje me leje ndërtimi:
1- Ndërhyrje të mirëmbajtjes së zakonshme, sipas nenit 2, të kësaj rregulloreje, që përfshijnë
a- ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si vijon:
– rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
– pastrimi i fasadave;
– riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionete pjesëve të hapura dhe transparente;
– zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
– riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve dhe oxhakëve, edhe me materiale tëndryshme;
– riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
– vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
– vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
– lëvizja e shtresave të sipërme të oborreve;
– riparimi i rrethimeve ekzistuese.
b) ndërhyrje të brendshme:
– riparimi dhe rinovimi i dyshemeve;
– riparimi dhe restaurimi i suvasë, veshjeve dhe ngjyrave;
– riparimi dhe rinovimi i dyerve dhe dritareve, përfshirë vendosjen e xhamave të dyfishtë.
c) ndërhyrje në impiante higjieno-sanitare:
– veprat e riparimit dhe zëvendësimit të pajisjeve higjieno-sanitare dhe riparimet e impiantit;
2- Punimet për eliminimin e barrierave arkitektonike dhe përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
3- Lëvizjet e dheut që lidhen, në mënyrë të posaçme, me ushtrimin e veprimtarisë bujqësore ose blegtorale, përfshirë ndërhyrjet në impiante hidraulike bujqësore.