Ja çfarë përfitojnë fermerët kur pajisen me çertifikatën e pronësisë për tokën bujqësore

139

Të gjithë fermerët që nuk janë pajisur me aktin e marrjes së tokës bujqësore në pronësi, duhet t’i drejtohen Bashkisë ose njësisë së tyre administrative ku ndodhet prona për të përfituar plotësimin e dosjes falas.

Bashkë me kërkesë, duhet të paraqesin bashkangjitur edhe një sërë dokumentash, që përfshijnë;

  • Planvendosjen e ngastrës/ngastrave
  • Certifikatën familjarë sipas regjistrit gjendjes civile dt. 1.08 1991 për territoret e ish kooperativave bujqësore
  • 1.08. 1991 për territoret e ish kooperativave bujqësore me ndryshime deri më 1.10.1992 për territoret e is-ndërmarrjeve bujqësore
  • ATM në përdorim( nëse dispononi)
  • Dokumentacion që vërteton se jeni përfitues me tokë si rezultat i lëvizjes nga qendra juaj e banimit, me VKM të veçanta

Fermerët mund të në mënyra të ndryshme nga pajisja me certifikatën e pronësisë për tokën bujqësore. Një ndër përfitimet më të mëdha janë programet e ndihmës shtetërore për bujqësinë.

Po ashtu, ata mund të shesin tokën e tyre, mund ta japin me qira, ta ndajnë ose ta shkëmbejnë si dhe mund ta lënë në trashëgimi.

Duke u bërë pronar i tokës bujqësore krijon gjithashtu edhe lehtësira në marrjen e kredive nga bankat.

Ndërkohë, të ardhurat e përfituara nga kalimi i së drejtës së pronësisë mbi tokën bujqësore nga një fermer i regjistruar te një fermer tjetër apo person fizik/juridik që kryen aktivitet bujqësor janë të përjashtuara nga tatimi mbi të ardhura personale.