Ja profesionet e reja dixhitale

101

Cilat janë profesionet e reja më të kërkuara në botën dixhitale dhe të Web-it? Cilat janë karakteristikat që i dallojnë këto profesione nga njëri-tjetri?

Këto pyetje, me shumë mundësi, janë në qendër të përditshmërisë për head hunter dhe drejtuesit e Burimeve Njerëzore, në kërkim të “talenteve” për t’i përfshirë në organikën për t’u përballur me sfidat e teknologjive të reja.

Kësaj pyetje janë përpjekur t’i japin përgjigje ekspertë të Show Reel, një agjenci me seli në Milano, e specializuar në krijimin e përmbajtjes së markës.

Ja pesë profesionet e identifikuara nga Show Reel

1- Profesionisti që koordinon dhe menaxhon platformën me përmbajtjen e markës dhe kujdeset për anën editoriale, formatin përkatës dhe target-grupit së cilit i drejtohet është content strategist. Roli i tij është përmirësimi në maksimum i planifikimit në mënyrë që të lehtësojë sa më shumë të jetë e mundur përdorimin nga ana e përdoruesve dhe nxitjen e një reagimin (engagement) të këtyre të fundit. Angazhimi i tij përfshin të gjithë fazat e jetës së projektit të komunikimit, nga përkufizimi te vlerësimi i ecurisë së tij.

2- Detyra e autorit, nga ana tjetër është më krijuese dhe lidhet më specifikisht me shkrimin e një historie rreth markës, në mënyrë që ta bëjë protagoniste, të besueshme dhe të bukur në platformë, duke respektuar gjuhën dhe parimet për ta bërë atë të rëndësishme për target-in / objektivin.

3- Më komplekse, të paktën në pamje të parë, është angazhimi i influencer strategist, një person i ngarkuar që të drejtojë kompaninë në vlerësimin efikas të përfshirjes së mundshme të atyre që “drejtojnë” Web (pikërisht influencer) dhe në përzgjedhjen e profileve që janë më në linjë me vlerat e markës. Detyra e tij është të studiojë dhe të propozojë mekanizmat e engagement dhe propozimet editoriale, në bazë të objektivave të parashikuar për ndërtimin e vlerës në afat të gjatë.

4- Digital analyst, një ndër profesionet më të lakmuara në portalet e job recruitment, është një figurë kyçe, e ngarkuar në ndërtimin e strategjisë së komunikimit. Puna e tij është të studiojë dhe të përkthejë në linja drejtimi për grupin e punës insight dhe analytics që lidhen me kanalet e ndryshme të sjelljes së përdoruesve, të rrisë besnikërinë online dhe trafikun hyrës.

5- Figura e fundit “dixhitale” për të cilën shumë kompani shumë shpejt mund të kenë nevojë është community manager, përgjegjësia e të cilit është të dëgjojë dhe të analizojë feedback-un e klientëve që ndjekin faqen apo që janë të regjistruar në një kanal zyrtar të markës. Është i ashtuquajturi “front desk” dixhital i kompanisë, ai vepron drejtpërdrejt me përdoruesit. Community menager është ai që njeh më shumë se të tjerët dhe mund të parashikojë reagimet dhe sjelljet e caktuara të një komuniteti dhe duhet të ketë aftësitë e nevojshme për t’u përballur me kriza të mundshme.

Përshtatur/Monitor