Ja pse Shqipëria duhet të fokusohet tek turizmi

210

bg_pic1

Industria e turizmit vlerësohet si mjaft premtuese dhe parashikimet flasin për rritje me dy shifra. Visa ka hartuar një raport se si do të jetë ecuria e industrisë në dhjetë vitet e ardhshme. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Turizmit më shumë se 1.2 miliardë njerëz ndërmorën të paktën një udhëtim ndërkombëtar gjatë 2015-ës. Kjo shifër parashikohet të arrijë në 1.8 miliardë përgjatë 10 viteve të ardhshme. Edhe shpenzimet e turistëve parashikohet të rriten. Deri në 2025-ën udhëtimet rreth botës do të riten në mënyrë dramatike dhe të ardhurat pritet të arrijnë në 1.5 trilirdë dollarë. Në studimin e saj, Visa parashikon tre trende që do të ndikojnë turizmin botëror:

Klasë e re udhëtimesh

Visa parashikon që më shumë se 280 milionë familje do të realizojnë udhëtime ndërkombëtare. Rritja e të ardhurave që gjeneron turizmit do të sjellin krijimin e një “klase të re” udhëtimesh. Familjet që sigurojnë të ardhura në më shumë se 20,000 dollarë në vit përbëjnë rreth 90% të shpenzuesve të turistëve ndërkombëtar. Nisur nga kjo e dhënë Visa thotë se afër gjysma e të gjitha familjve do të bëjnë pjesë te kjo klasë e re udhëtarësh.

Sipas studimeve një në tre nga këto familje do të ndërmarrë një udhëtim ndërkombëtar.

Plakja globale

Deri në 2025-ën, mosha 65+ do të dyfishojë udhëtimet e tyre ndërkombëtare duke i çuar në 180 milionë. Një në tetë uëhdtime në rang botëror do të realizohet nga kjo moshë.

Turistët e moshës së vjetër mund të përballojnë udhëtime më të shtrira në kohë. Ata janë të fokusuar te udhëtimet e rehatshme, të shëndetshme dhe ku mund të kursehet.

Në terma afatgjatë kjo moshë do të transformojë industrinë e udhëtimit dhe një prej degëve që ka ndjerë tashmë këtë ndikim është turizmi shëndetësor. Kjo moshë kombinon trajtimin mjekësor me turizmin.

Rritja e ndërlidhjeve

Globalizimi dhe teknologjia po shkurtojnë distancat. Ndërtimi i më shumë se 340 aeroporteve të reja gjatë dekadës së ardhshme do të krijojë mundësinë e shtimit të rrugëve të reja, do ta lehtësojë turizmin ndërkombëtar dhe do ta bëjë më të leverdisshëm.

Në të njëjtën kohë kjo do të nxisë alternativa të tjera transporti, përmirësim të akomodimit, të destinacioneve. Dixhitalizimi nuk do të rrisë vetëm sontanitetin në udhëtim, por edhe do të krijojë një grup më të madh udhëtimesh të personalizuara, si dhe më shumë opsione turistike.

Burimi: Revista Monitor

Turizëm, ja si do të ndryshojë industria në dhjetë vitet e ardhshme