Ja shkolla ku mësojnë 17 binjakë dhe 3 trinjakë

75

Në shkollën nëntëvjeçare “Toki Istiklal”, në Reyhanlë të qytetit turk Hatay, mësojnë 17 binjakë dhe 3 trinjakë.

Binjakët dhe trinjakët e kësaj shkolle ku mësojnë 1 075 nxënës, janë në qendër të vëmendjes së mësuesve dhe shokëve të tyre. Në mesin e tyre ka edhe binjakë sirianë ndërsa së bashku kalojnë kohën në shkollë.

Disa nga binjakët janë në të njëjtën klasë ndërsa disa janë në klasa të tjera.

Binjakët dhe trinjakët kohë pas kohe ngatërrohen për shkak të ngjashmërive të tyre nga mësuesit dhe shokët.

Ayse Betul Turgut, një nga trinjakët, nxënëse e klasës së 7-të, tha se është një kënaqësi e veçantë që në shkollën e tyre gjenden binjakë dhe trinjakë.

Ajo shpjegon se gjatë ligjëratave ata ndihmojnë njëri-tjetrin.