Bugatti ka prezantuar krijimin më të fundit – një super veturë e cila do t’i kushtojë atij që dëshiron ta blejë, plot 11 milionë euro.
Vetura quhet La Voiture Noire dhe aktualisht me çmimin që ka, është vetura më e shtrenjtë në botë.
Modeli me ngjyrë të zezë, që tashmë veçse është shitur, kombinon pamjet e veturës ekzistuese Chiron me pamjen e veturës legjendare AC Atlantic të vitit 1936.
Kjo veturë e re mund të arrijë 100kmh për vetëm 2.5 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 420kmh.







