Japonia jep 76.200 euro për spitaline Obstetrikë-Gjinekologjisë “Koço Gliozheni”

31

Ambasada e Japonisë dhe Spitali Universitar i Obstetrikë Gjinekologjisë “Koço Gliozheni nënshkruan sot kontratën e grantit prej 76.200 euro për  blerjen e një pajisjeje me ultratinguj, dy ventilatorë për të porsalindurit dhe një monitor fetal, me qëllim përmirësimin e shërbimeve të kujdesit shëndetësor për foshnjat dhe nënat që vijnë në këtë spital.

Jo shumë kohë më parë, Spitalit Universitar të Obstetrikë Gjinekologjisë “Mbretëresha Geraldinë” iu dha një grant i ngjashëm, dhe shumë shpejt një tjetër grant do t’i jepet spitalit rajonal të Krujës “Dr. Stefan Gjoni”.

Përveç granteve të dhëna përmes Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, Japonia ka mbështetur Shqipërinë përmes JICA, si dhe me projektet e zbatuara në 2001, 2004, 2010 dhe 2017, që arrijnë afërsisht shifrën e 11.5 milionë eurove.