Ju kanë skaduar dokumentet e identifikimit? Ja çfarë duhet të dini

164

Aplikimi për tu paisur me karta identiteti apo pasaporta biometrike për 3 muajt e ardhshëm do të realizohet me fasha.

Për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve që u skadojnë dokumentet brenda këtij viti, është përcaktuar një radhë për aplikimet.

Brenda muajit tetor do të aplikojnë shtetasit që kanë marrë dokumentet në fashën kohore Janar – Prill 2009; në muajin Nëntor ata që kanë marrë dokumentet në muajt Maj – Gusht 2009 dhe pjesa tjetër në Dhjetor.