‘Kam gjak shqiptar’/ Bebe Rexha në Bubq, do ndërtojë dy shtëpi

21

E shoqëruar nga babai i saj, këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbërritur në Shqipëri për të parë situatën postërmetit.

Ajo ishte në shtëpinë e Musa Dacit në Bubq, të cilët do ta rindërtojë. Këngëtarja u shpreh se do financojë ndërtimin e dy shtëpive.

“Nuk ka rëndësi sa famë kam arritur, nuk do ta harroj asnjëherë nga vij, do kem gjak shqiptari dhe do jem aty për Shqipërinë. Është koha të bëhemi bashkë. E dua vendin tim. Të dua Shqipëri”, tha ajo.