Lionel Mesi i papërsëritshëm, fiton për herë të gjashtë Topin e Artë

40

Lionel Mesi, ashtu siç edhe pritej, është fituesi i Topit të Artë 2019.

Në ceremoninë e organizuar në Theatre du Chatelet, Francë, ylli i Barcelonës ka rrëmbyer, si asnjë futbollist tjetër deri më sot, për të gjashtën herë Topin e Artë.

Ai fitoi garën përballë Virgil Van Dijk, Sadio Mané e rivalit të përjetshëm Cristiano Ronaldo, i cili mbetet në kuotën e 5 Topave të Artë.

Ndërsa Topin e Artë 2019 për femra e fitoi Megan Rapinoe.

Trofeun JASHIN, si portieri më i mirë, e fitoi portieri i Liverpulit, braziliani Allison Becker. Kurse titullin RAYMOND KOPA, si lojtari i ri më i mirë e fitoi ish-lojtari e Ajaksit dhe aktualisht i Juventusit, holandezi Matijs de Ligt.