Investimet në kantierin e shëndetësisë për 2023 nuk do të ndalen në të gjithë vendin që nga qendrat shëndetësore, spitalet dhe pajisjet bio-mjekësore.
Buxheti i vitit 2023 vijon të financojë programin për modernizimin e infrastrukturës të shërbimit shëndetësor në të gjitha nivelet duke nisur nga qendrat e kujdesit parësor në ato spitalor me synim rritjen e cilësisë së ofrimit shëndetësor për qytetarët, duke kapur vlerën 3.5 miliardë lekë.
Në 2023 pritet të përfundojë Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, rehabilitimi i Spitalit Pediatrik në QSUT, faza e dytë.
Ndërsa pritet të fillojë projekti i rehabilitimit të Spitalit të Kardiokirurgjisë dhe atij Psikiatrik në QSUT. Gjithashtu në 2023 nis dhe rehabilitimi i spitaleve rajonale të Dibrës, Lezhës dhe Spitalit Bashkiak të Krujës.
Pjesë e paketës së investimeve janë edhe rehabilitimi dhe pajisje për poliklinikat e spitaleve rajonale të Elbasanit, Shkodrës dhe Durrësit dhe finalizojmë rikonstruksionin për poliklinikat e Gjirokastrës dhe Dibrës.
Ndërkohë që pritet të përfundojë rehabilitimi i Spitalit Rajonal Kukës të fazës së tretë të tij.
Me programin e rehabilitimit të qendrave shëndetësore dhe ambulancave sigurohet rehabilitimi i 60 qendrave shëndetësore dhe ambulancave për vitin 2023, duke i çuar në 400 qendra shëndetësore dhe ambulanca të rehabilituara që me fillimin e këtij programi.
ata.gov.al