Karta ID apo Pasaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-Albania.
Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar
Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë “Aleat”.
Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID-19